![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/malisheve-4.jpg)
Qatar Charity shpërndau 300 pako ushqimore dhe miell për familjet malishevase në nevojë
30 mars 2023
| 11:21
Nuk është ndihma e parë e Qatar Charity në komunën e Malishevës. Kjo organizatë me programin e vet përmes hapjes së puseve për ujë të pijes për familjet të cilat kanë nevojë po vazhdon programin e ndihmave edhe me shpërndarjen e 300 pakove ushqimore dhe miellit për familjet në nevojë.
E tëra kjo ndihmë po bëhet edhe me asistimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, të cilët kanë falënderuar Qatar Charity për këto ndihma që po i ndanë për familjet në nevojë të komunës së Malishevës në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Përfaqësuesi i Qatar Charity ka theksuar se projekti për puset me ujë të pijes dhe kjo me pako ushqimore e miell nuk do të jenë ndihma të vetme.