QAZIM ZEKAJ BIRI I LAVDISHËM I PODGURIT

24 gusht 2019 | 19:05

Ismet Sylejmani

Me udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti në ngushllime te familja Zekaj, për vdekjen e atdhetarit e patriotit, luftëtarit e veteranit invalid të UÇK-së, të pavdekshmit  Qazim Zekaj

Zemra e patriotit Qazim Zekaj, këtij burri të urtë, të madh e të lavdishëm të Atdheut, ndali akrepat e saj!

U shua pergjithmonë trupi i nje shqiptari tipik, i nje mesuesi ashtu sikur porosisnin dhe thërrisnin të ishte themeluesit e Alfabetit te Gjuhes Shqipe, u shua përgjithmonë Ai që kurrë nuk e shtriu dorën pëpara armiqëve, as atëherë kur ia burgosën djalin Xhevatin e ia denuan me 9 vite burg dhe ia degdisën nëpër kazamatet famëkqija jugosllave!

Në trupin  e pajetë që u mbulua nga dheu i Atdheut e me flamur kombëtar, të veprimtarit  të pakmpromis të çështjes së kombit, nisi jetën e saj pavdeksia!

Varri në varrezat e fshatit Mojstir priti e morri brenda tij, një  trup njerëzorë të një shqiptari atdhetar, i cili jo vetëm kishte vujtur e hequr të zitë e ullirit në jetë e në veprimtarinë atdhetare, por edhe ishte bërë shoshë e ishte goditur për vdekje nga plumbat dhe granatat e rafaleve dhe armëve të ushtrisë serbe, të cilat i kishin shkaktuar gjakderdhje, dhembje e plagë të mëdha e të pashërueshme kurrë plotësisht.

Gjithmonë i shkaktoi dhembje e  i kulloi plaga e luftës për liri, jetoi me kujtim tepër të hidhur të çmimit të luftës së armatosur çlirimtare!

Toka e atdheut e morri brenda trupin e Qazim Zekajt i cili jetën e tij të vrullshme në shërbim të popullit e Atdheut e kishte nisur në vendlindjen e Tij, në një nga krahinat lavdimëadha  të Kosoves ate të Podgurit!

Qazim Zekaj ky mësues i madh i popullit siç e kishte shënuar në telegramin e Tij Udhëheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, një jetë të tërë para luftës së UÇK-së, e kishte kaluar me ditarë e laps në dorë!

Pishën e ndriqimit të shkronjave shqipe dhe të arsimimit kombëtarë, kurrë nuk e kishte ulur, por e kishte mbajtur dhe ngritur lartë e më lartë!

Ka shpërndarë dritën e diturisë, ua ka mësuar ABC qindra dhe mijëra nxënësve të Istogut me rrethinë!

Luftën e armatosur çlirimtare në UÇK e ka zhvilluar në Zonën Operative të Drenicës në Brigaden e Komanduar nga Legjendari Mujë Krasniqi e më vonë Hysni Shabani!

Ka luftuar krah për krah me emra e figura të mëdha e të çelikta të UÇK-së,  me Gjeneralin lavdimadh, Heroin e Kombit Fehmi Lladrovci, me Gjeneralin trim e të vendosur dhëndrri i Qazimit,  i pavdekshmi, Heroi i Kosovës Shaban Shala, me Komandantin e Brigades  113, Gjeneralin sypatrembur Heroin e Kombit Muje Krasniqi, me Komandantin sypatrembur, Heroin e Kombit Rasim Kiqina,  me njërin prej komandantëve më në zë të Grykës së Llapushnikut, dhëndrrin e Tij Elmi Shalën, por edhe me shumë emra të medhenj e të dëgjuar të luftës për liri e çlirim të Kosovës!

Në nderim të këtij burri e figure të madhe të Atdheut, bashk e në shoqërim të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, isha në vizitë ngushlluese në familjen Zekaj në Mojstir të Istogut!

Ngjarje historike, me Ali Ahmetin, i cili shoqërohej edhe nga Zv. Kryeministri e Ministri për Politikë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i nderuari Sadullah Duraku, nga veprimtari e ish- i burgosuri politik i nderuari Tahir Hani e nga eskorta e Tijë, po shkelnim për herë të parë tokën liridashëse  të fsh. Mojstir, për të nderuar te varri i luftëtarit të UÇK-së Qazim Zekaj, e për të ngushlluar familjen e Tij, djemt e nipat, kusherintjë, shokët e miqtë e shumtë që me një rresht të gjatë ishin dalur në pritje e nderim!

Në ballë të rreshtit në pritje për Qazim Zekajn, ishte Djali madh i Qazimit, Xhevat Zekaj, veprimtar e atdhetar i devotshëm, bir besnik e i pathyeshëm i popullit shqiptar, shok e bashkeveprimtarë, bashkëluftëtarë e mik për jetë i Ali Ahmetit!

Ishte historike vizita!

Kjo vizitë nuk ishte vetëm ngushlluese por edhe nderuese, meritore dhe kombëtare, luftarake dhe çlirimtare,  sepse në këtë krahinë nga kishte dalur edukuesi i brezave dhe plaku i UÇK-së, kishte ardhur njëri prej atyre që e ka ndezur përfundimisht luftën e popullit shqiptar në ish-jugosllavi, njëri prej atyre që e ka themeluar UÇK-në, UÇPMB-në dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare!

Në Mojstir ishte për vizitë Ali Ahmeti, kjo ishte nderim jo vetëm për mesuesin luftetar Qazim Zekaj, kjo ishte nderim jo vetëm për atdhetarin Xhevat Zekaj e vëllezërit e Tij ish të burgosur politik,luftëtarë e ushtarë Naserin, Ganiun,Azemin e Dritanin, kjo ishte nderim për familjen e fisin e Zekajve të Mojstirit, sepse aty kishte ardhur për ti nderuar ata dhe të pavdekshmin e tyre, njëri prej shqiptarëve  e bijve me në zë e më besnik i popullit shqiptar!

Ata luftëtarë e çlirimtarë që i nderon e i respekton Ali Ahmeti, historia përfundimisht i mbulon përgjithmonë me krenari e lavdi heronjësh e dëshmorësh!

Podguri krahina liridashëse e shumë burrave dhe grave të kësaj ane, ishte atë ditë krahina më e lumtur sepse brenda sajë ka trupin e shtrenjtë të Qazim Zekajt, dhe mbi të shkelte këmba dhe hidhte hapin e tij legjendari i madh dhe çlirimtari i vërtetë i tokave të pushtuara të Atdheut e Kombit tonë i madhi Ali Ahmeti!

Përballje historike e hapsirës në tokën shqiptare të Kosovës!

Lartë në Mojstir kuvendonte me burra e miq të dëshmuar të kësaj krahine Udhëheqësi Ali Ahmeti, poshtë atje jo shumë larg, dukej burgu famëkeq i Dubravës, në të cilin janë torturuar e rrahur për vdekje me qindra e mijëra shqiptarë, atdhetarë e patriot, që kanë kaluar jetën nëpër atë kasaphane njerëzore antishqiptare!

Përballë e lartë mbi burgun famëkeq ku gjatë luftës së UÇK-së, burgu u shëndërrua në një kasaphanë të vërtetë ku mbetën të vrarë e të masakruar shumë patriot të mëdhenj e të dëgjuar, në mes tyre ishte edhe i madhi e i pavdekshmi Ukshin Hoti, që kurrë nuk u gjend trupi i Tij!

Lartë në Mojstir Udhëheqësi Ali Ahmeti, kishte shkuar për ngushllime te shoku i Tij i luftës, jetës e punës politiko-patriotike, te atdhetari e politikani patriot çlirimtarë Xhevat Zekaj!

Nderon përpara nderit të lavdisë e të çlirimtarit të Atdheut, nderon Udhëheqësi Ali Ahmeti, ky bir besnik që në tërë jetën e Tij, shkëlqeu e shkëlqeu, në të mirë të popullit shqiptar e kombit, të njerëzimit e krahinës nga vjen dhe familjes që i takon!

Patrioti e atdhetari i madh Qazim Zekaj, do të mbahet mend gjatë shumë gjatë, për të do të mësojnë fëmijet nëpër shkolla e do të shkruaj historia për luftën e Tij me ditarë e pushkë në dorë, për gjakun që ka derdhur e plagët që ka marrë, për mbijetesen titanike dhe për varrimin e tij të madh kombëtar, për pjesmarrjen në varrim të emrave e figurave të mëdha të luftës për liri, për pjesmarrjen e lartë dhe masive në ngushllime në familjen e Tij dhe do të mbahet në mend edhe për viziten në nderim të jetës dhe veprës së Tij nga themeluesi i UÇK-së e Udhëheqësi politik i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Lavdi e përjetshme të pavdekshmit Qazim Zekaj!

Ngushllime familjes së të pavdekshmit Qazim Zekaj!

Jetë të gjatë e suksese të medha Ali Ahmetit!

Prishtinë, 24 Gusht 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshon situata për mbrojtësin e Kombëtares, Andi Lila. Teksa pritej…