Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova nuk funksionon si republikë parlamentare
Shkruan: Hisen Berisha
Raporti i kryeministrit me Kuvendin për temat e miratuara me ligj, Kushtetutë e rezolutë të Kuvendit, duhen trajtuar nga Gjykata Kushtetuese
Cili parlament në botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet ky kryeministër, në raport me kuvendin dhe sistemin shtetëror.
Si mund të dalë kryeministri i Kosovës me një plan dhe e konsideron bazë të mirë për bisedime, e nuk i nënshtrohet Kuvendit pra nuk e ka sjellë fare në kuvend. A është kjo republikë parlamentare, apo më keq, diktaturë komuniste? Pra po e ndryshon karakterin kushtetues të shtetit.
Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por është ndryshim i karakterit kushtetues shtetëror, jo interpretativ, por funksional.
Pra, ky po ju thotë ejani në zyrën time dhe lexoje planin franko-gjerman!
Kjo nuk është heshtje e kryeministrit të Kosovës me Serbinë, por e shtetit.
Sot territori i Kosovës nuk kontrollohet nga institucionet e shtetit por nga qendra vendimmarrëse jashtë Republikës së Kosovës. E kjo është problematike. Është dashur që Gjykata Kushtetuese, të veproi pas deklaratave të kryeministrit, edhe pse deklarata e kryeministrit ishte vetëm vizive me zë e figurë.
Është dashur të obligohet ta sjell plan-marrëveshjen e përfolur për ta analizuar në Kuvend.
Kuvendi i Kosovës, duhet sa më parë ta çmontojë tradhtinë që po i bëhet institucioneve, kur qeveria, presidenca e kryetari i kuvendit, e posedojnë një dokument e nuk e ka Kuvendi dhe deputetët.
Ky duhet të deponohet zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës, i formalizuar me protokoll.
Nëse jo, atëherë të ndryshohet karakteri i formës së regjimit, e ta kthejnë në diktaturë komuniste, votat mund ti bëj ashtu siç i bleu për presidenten, edhe për ketë ndryshim.
Qëndrimi amerikan nuk është në këtë formë siç është prezantuar. E ka mbështetur planin në fjalë, për ta nxjerrë në sipërfaqe si përmbajtje.
Pasi të dal si përmbajtje, atëherë do të shohim qëndrimin amerikan. Nuk miraton ShBA-ja marrëveshje blanko.
Rikujtojmë se ambasadori dhe përfaqësuesit e lartë shtetërorë amerikan kanë thënë se marrëveshja midis Serbisë e Kosovës, që nuk e ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ruan statuskuonë, e statuskuoja i intereson vetëm Putinit pra është interes rus.
Pra, kjo situatë nuk përbën interes as për ShBA-të dhe gjeostrategjinë për rajonin as për Kosovën. Ky plan mbetet ashtu siç ka sugjeruar DASh-i, interes rus, deri sa është në luftë, dhe e rrezikon protagonizmin rus në rajon. Ketë e përforcon fakti se sipas këtij plani, nuk ka njohje reciproke midis shteteve.
Ky ndryshim është vetëm pronë e një njeriu e ai është kryeministri Kurti. Pra këta kanë mundësi të manipulojnë kuvendin dhe ta ndryshojnë formën e regjimit nëse duan, kanë pare ende nga sponsoret e përfolur në aferën korruptive në diplomaci. Ka nga radhët e deputetëve shumicë një numër që paranë e interesin material individual i kanë para shtetit, kanë deficit të patriotizmit kushtetues dhe atij shtetërorë sepse nuk e kanë jetuar lindjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
E me persona që punën e tyre të parë e kanë pozitën shtetërore, nuk kanë asnjë referencë personaliteti as autoriteti profesional, vështirë të kursehet shteti nga paligjshmëria e jo kushtetutshmëria. Kjo kategori do të provoj dhe bëj çdo kompromis qoftë edhe antishtet në emër të mbetjes sa më gjatë në pushtet. Fakti tjetër është se që nga ardhja në pushtet e Kurtit&Co, Kosova praktikisht nuk funksionon si republikë parlamentare.
Ka obligim kushtetues raportimin në kuvend e se bën, as para as pas bisedimeve. Realisht me kuvendin nuk e ka asnjëherë komunikimin qoftë me shkrim apo raportim të drejtpërdrejtë. Duhet të plotësohet ana formale e karakterit të shtetit në emër të funksionalitetit institucional ligjor e kushtetues. Nuk mund të ketë besim blanko siç e llogaritë ai në mendësinë tij dhe kategoria që e ka votuar.
Ai, nuk mund t’i trajtojë oponentët as opozitën si prone të tijën duke i krahasuar me bashkëpunëtorët e tij, siç bëri me kryetarin e LDK-së. Kjo mund të ndodh me ata që i ka në stafin e tij, por jo për partnerët qeverisës aq më pak me partitë opozitare. Edhe pse z. Abdixhiku, e ka kursyer nga vota e tij për ta rrëzuar nga Qeveria Kurti 1, megjithatë nuk mund ta trajtojë askënd si pronë, as procesin politik të dialogimit.