‘Që nga fillimi i mandatit kemi investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit’
17 tetor 2024
| 14:38
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.
Maqedonci thotë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.
“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet dhe shtet me prodhues, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia dhe siguria e furnizimeve”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.