Që pesë vjet gjejnë vazhdimisht pako me para në rrugët e fshatit
21 nëntor 2019
| 11:05
Banorët e Kaunti Durhamit, një fshati në Angli, që në vitin 2014 gjejnë vazhdimisht paketa me kartëmonedha brenda, të hedhura nëpër zona të ndryshme të qytetit dhe i dorëzojnë në polici.
Këtë vit janë gjetur katër të tilla që janë dorëzuar në polici.
Në total deri më sot janë dorëzuar rreth 2 200 euro. Pakot lihen gjithnjë në vende të dukshme, në zona të rrahura nga publiku, si trotuare dhe zbulohen gjithnjë nga banorët e fshatit të cilët i dorëzojnë në polici.
Hetuesit nuk e dinë ende se kush i vendos pakot me para dhe as se për çfarë arsye, por ata falënderojnë banorët që i dorëzojnë.