“Qe se ju paska mbetë pikë”: Adriana Matoshi e poston shkrimin e Dejona Mihalit për të kundër Ilir Mirenës
E kapi kamera e Nacionales duke marrë instruksione drejtpërsëdrejti nga “Komisarja” e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, për atë se çka duhet të shkruaj e kur duhet ta botojë, për çka edhe raportuam gjerësisht.
“Më vonë”, i tha Dejona Mihali, deputetes Ardiana Matoshi, në pyetjen se kur duhet ta postojë shkrimin që ia kishte shkruar ajo e para kësaj të fundes, si një replikë kundër analistit Ilir Mirena.
Për që Mihali është poseduesja dhe diktuesja e qenësisë politike të deputetëve të mazhorancës, Matoshi – të cilës komisarja i shkruan çka të thotë – duke as mos provuar ta mohojë e pohoi përfundimisht. Kësisoji duke e postuar vetë të plotën siç ia kishte shkruar Mihali në WhatsApp.
Postimi i (për) Adriana Matoshit:
Meqë i paska mbetë pikë disave me zoom in, zoom out, ja teksti i statusit:
Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.