Qebaptorja e cila i rezistoi luftës
21 mars 2022
| 14:21
Në qytetin e Ferizajt, ekziston një qebaptore që nga viti 1963.
Aty është gjithçka e njëjtë që nga ai vit, e për këtë është kujdesur Ismet Idrizi, i cili është pronar i saj.
Kur ai filloi të merret me këtë punë ishte vetëm 17 vjet dhe në një mënyrë e kishte obligim.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj qebaptore e cila i ka mbijetuar edhe luftës shikojeni videon.