Qehaja dhe Osmani flasin për raportet dhe projektet e përbashkëta Kosovë-Maqedoni e Veriut
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Florian Qehaja, ka zhvilluar takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizmin e projekteve të përbashkëta.
Qehaja ka shkruar në “Twitter” se ishte i kënaqur me takimin që kishte me Osmanin, duke thënë se më të ka diskutuar për ide dhe projekte në dobi të forcimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
“Ide dhe projekte konkrete përpara, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar ai.
Ndërsa Bujar Osmani, ka thënë se me ambasadorin Qehaja ka diskutuar a për raportet aktuale ndërmjet dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë.
Këtë synim e ka përmendur edhe kryeministri Kurti gjatë vizitës në Tetovë, vizitë kjo e cila ngjalli reagime të shumta.