Qehaja: Kosova e ka shansin e fundit të dalë nga izolimi
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka vlerësuar se Kosova ka shansin e fundit për të dalë nga izolimi dhe apatia e përgjithshme.
Ai ka thënë se Kuvendi duhet të mblidhet dhe ta votojë demarkacionin që hap dyert për liberalizim të vizave.
Qehaja ka deklaruar se liderët e kanë rastin e fundit për të vepruar me pragmatizëm dhe për interesa të vendit.
“Kosova e ka shansin e fundit, absolutisht të fundit që të nxjerr vendin nga izolimi dhe apatia e përgjithshme. Kuvendi duhet të mblidhet dhe ta votojë demarkacionin që hap dyert për liberalizim të vizave. Me këtë vendim, topi do të hidhej krejtësisht në BE dhe vonesat e mundshme nga kjo e fundit do të konsideroheshin kryekëput shkelje e të drejtave të njeriut dhe segregacion kolektiv. Versioni aktual i demarkacionit do të mund të rikonsiderohej në një moment të përshtatshëm bazuar në provat që po pretendohet se do ti kishim. Liderët e kanë rastin e fundit për vepruar me pragmatizëm dhe vetëm për interesa të vendit”, ka shkruar Qehaja në llogarinë e vet në “Facebook”.