Qelaj: Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese, nga Specialja s’po na përgjigjen
26 dhjetor 2023
| 12:38
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë me dije se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zgjedhjet.
Në konferencën e fundit për këtë vit, Qelaj ka thënë për këtë çështje i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, madje theksuar se nuk është në kompetencën e tij, se cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politikë.
Më tutje, ai ka folur edhe për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë a se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve janë duke u shkelur.