Qelaj: Mbi 1 mijë ankesa pranuam nga qytetarët  në vitin 2023, 608 prej tyre janë duke u hetuar

26 dhjetor 2023 | 12:21

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në konferencën e fundvitit ka bërë me dije se mbi 1 mijë raste është numri i ankesave që ka pranuar institucioni që drejton.

Qelaj, në fjalimin e tij e ka përshkruar këtë vit si jo të lehtë dhe mjaft sfidues.

“Numri i ankesave që ka pranuar Avokati i Popullit këtë vit është 1 mijë e 571 nga qytetarët, rastet e hapura për hetim janë 608, numri i rasteve të hapura sipas versionit zyrtar është 38”, ka thënë Qelaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve…