Qëllohet me armë drejt zyrave të ‘Top Channel’-it, vritet roja i sigurisë

27 mars 2023 | 08:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Është qëlluar me armë zjarri drejt televizionit “Top Channel”.

Për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë. Mësohet se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i…