Qëllohet për vdekje imami i një xhamie në New Jersey

04 janar 2024 | 12:20

Imami që ka punuar për të mbajtur komunitetin e tij të sigurt, Hassan Sharif, ka vdekur pasi u qëllua me armë jashtë xhamisë në Newark, New Jersey, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.

Sharif ka vdekur dje rreth orës 14:20, disa orë pasi është qëlluar disa herë, kanë njoftuar zyrtarët në një konferencë për medie pasdite, sipas “CNN”.

Ai punonte si oficer i sigurisë së transportit (TSO) në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty që nga viti 2006, sipas një deklarate nga Administrata e Sigurisë së Transportit.

Në një konferencë shtypi pasdite, prokurori i përgjithshëm i New Jersey, Matthew J. Platkin, ka thënë se “dëshmitë e mbledhura deri më tani nuk tregojnë se ky ishte një akt i motivuar nga njëanshmëria ose një akt i terrorizmit vendas”.

Autoritetet janë zotuar të përdorin të gjitha burimet në dispozicion për të zgjidhur rastin.

Të shtënat kanë ndodhur jashtë xhamisë “Masjid Muhammad”-Newark rreth orës 6 të mëngjesit”, ka njoftuar Siguria Publike e Newark.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me…