Qëllon 15 ndeshje futbolli, kjo është shuma që fiton  

27 shkurt 2019 | 12:52

Shumë njerëz luajnë baste sportive për qejf, për të testuar njohuritë e tyre, por edhe fatin, sepse nuk është e lehtë të mbledhësh bashkë disa ndeshje dhe të gjitha të përfundojnë ashtu si shpreson bastvënësi.

Megjithatë, një person në Angli ia ka dalë mbanë të realizojë diçka të pabesueshme, duke fituar 185.000 funte me 50 funte bast. I bindur se herët a vonë do t’ia dilte mbanë, një bastvënës ka luajtur një tiketë me 15 ndeshje në kompaninë e famshme angleze William Hill, duke parashikuar rezultatin final dhe përfundimi ishte një çmenduri e vërtetë.

Ai kishte vendosur bast për fitoren e Newcastle ndaj Huddersfield, Arsenalit ndaj Southampton, PSG ndaj Nimes dhe fitoren e Realit në fushën e Levantes, ndërkohë që Bury, Barcelona e Norwich City fituan me përmbysje.

“Ai vjen çdo të shtunë paradite dhe luan një bast çdo javë. Ka vite që luan në të njëjtën mënyrë, duke shpresuar që t’ia dalë mbanë. Më në fund ia doli”, tha një zëdhënës i William Hill.

Tiketa

Milan – Empoli @2.29 (3-0)
Newcastle – Huddersfield @1.73 (2-0)
Leeds – Bolton @1.17 (2-1)
Norwich – Bristol City @2 (3-2)
Bury – Oldham @1.73 (3-1)
MK Dons – Newport @1.8 (2-0)
Morecambe – Lincoln @1.8 (2-0)
Inverness – Morton @1.8  (1-0)
Raith – Montrose @1.67 (4-1)
Edinburgh – Cowdenbeath @1.4 (2-0)
Sevilla – Barcelona @1.83 (4-2)
Bayern Munich – Hertha Berlin @1.14 (1-0)
PSG – Nimes @1.2 (3-0)
Arsenal – Southampton @1.44 (2-0)
Hamilton – Rangers @1.2 (5-0)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics u mendua se do t’ia bënte të vështirë…