Qemajl Aliu pranon detyrën e kryetarit të Shtimes
01 dhjetor 2021
| 12:36
Të mërkurën edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes.
Kryetari i deritashëm i Shtimes, Naim Ismajli ia ka dorëzuar mandatin kryetarit të ri, Qemajl Aliu.
Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e ka uruar Aliun dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i’u uruar shëndet dhe suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.
Ndërsa kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar Ismajlin për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.