Qemajl Minxhozi lirohet nga detyra, Petrit Malaj, ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka emëruar ambasador në Kosovë, Petrit Malajn. Ai ka liruar nga detyra, ambasadorin e deritanishëm Qemajl Minxhozi.
Përveç në Kosovë, Begaj ka emëruar edhe shtatë ambasadorë të rinj.
Lirohet Qemal Minxhozi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
Lirohet Saimir Bala nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit si dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut.
Lirohet Ilirian Kuka nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë
Lirohet Ilir Tepelena nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë.
Lirohet Pëllumb Qazimi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.
Lirohet Enkeleda Mërkuri nga detyra e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.
Lirohet Elida Petoshati nga detyra e ambasadore se jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës.
Lirohet Shpresa Kureta nga detyra e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, si dhe nga detyra e ambasadores në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainë.
Emërohet Petrit Malaj, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
Emërohet Ilir Hysa, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
Emërohet Ilir Tepelena, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë.
Emërohet Enkeleda Mërkuri, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë.
Emërohet Oljan Kanushi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.
Emërohet Mimoza Halimi, Ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe ambasadore jorezidente në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës.
Emërohet Sokol Dedja, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.