Qemajl Mustafa: Pas 7 vjetësh të gjithë zyrtarët e Gjilanit të liruar nga akuzat do të kthehen në komunë

13 nëntor 2023 | 23:27

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa së bashku me 39 zyrtar tjerë të komunës por dhe biznesmenë janë liruar nga akuzat e prokurorisë pas më shumë se shtatë vjetësh. Dhe pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit, një pjesë e këtyre zyrtarëve komunal tē Gjilanit të martën me 14 nëntor do të vazhdojnë punën aty ku e kishin lënë padrejtësisht.

Kështu ka bërë të ditur vet Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

KRIMI I ORGANIZUAR POLITIK E JURIDIK DO TË DËSHTOJË PËRDITË E MË SHUMË karshi angazhimit të sinqertë, të pakursyer dhe karshi  fisnikërisë së qytetarëve të Kosovës për ta bërë shtetin.

Mbrëmë, me ftesën e Selver Xhelilit, shoku e afaristi i jonë në fushën e turizmit dhe të gastronomisë (e që ishte në konstruksionin artificial aktakuzues bashkë me ne të tjerët), u takuam në një darkë të këndshne festive me zyrtarët e komunës të shpallur të lirë e të pafajshëm nga gjykata. E falënderojmē Selverin për ftesën dhe për investimin që e bëri mbrëmë për të gjithë ne.

Siç e kuptova sot, që nga nesër (me 14 Nëntor 2023) të gjithë zyrtarët e liruar nga akuzat do të kthehen në komunë, në vendet e tyre të punës pas shumë viteve të mungesës së dhunshme atje.

Më besoni, kur shoku e kolegu i jonë Azem Mujku ma kumtoi këtë lajm sot kah mbrëmja, u gëzova shumë. Kthimi në vendet e punës për zyrtarët e ndaluar e të persekutuar rëndë para së gjithash është kthim i vonuar i dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur, është kthim i vonuar i lirisë dhe i të drejtës elementare për punë e për karrierë. Është riintegrim e risocializim i vonuar në mesin e tyre të ndaluar shoqëror e profesional për vite me radhë. Ky kthim, është poashtu një infuzion i fuqishëm në shtyerjen përpara të proceseve zhvillimore për komunën dhe është sadopak një satisfaksion tepër i vonuar edhe për familjet e tyre.

Është e zorshme me jetue e me punue brenda një sistemi që në radhë të parë nuk garanton punë e që do të thotë, individi e familja nuk ka siguri financiare për mbijetesë, për t’u rritur e për t’u zhvilluar. Aq më e zorshme bëhet me jetue brenda një sistemi i cili nuk garanton siguri juridike, nuk garanton siguri të privatësisë, nuk bën vlerësim meritor të punës që e bëjmë dhe nuk na e jep shpërblimin dhe mirënjohjen meritore për punën e mirë që e bëjmë.

Përtej këtij ambienti kaq sfidues, kur e kuptojmë që ne si individë, si familje e si grupime të kësaj shoqërie shumë lehtë mund të jemi pjesë e skenarëve shkatërrues të një elite pushtetore në teatrin real tragjikomik brenda saj, kjo bëhet edhe më e rëndë.

Neve, 39 të akuzuarve padrejtësisht dhe të mbajtir peng për 7 vite e më shumë, krejtë kjo, në fillim na dukej e pabesurmeshme e pastaj shumë shpejt kjo na u bë realitet përveç zhgënjyes edhe fort neveritës.

Ky realitet bëhet edhe më i rëndë kur e marim vesh që krejtë këtë sistem kaq të padrejtë, kaq diskreditues, kaq diskriminues për dikend (e kaq favorizues për dikë tjetër) e kanë ndërtuar të zgjedhurit me besimin tonë, me votën tonë, me votën e popullit, të cilët pastaj, krejtë pushtetet e “pavaruara” (atë të drejtësisë, legjislativ e ekzekutiv) i vendosin dhe i strukturojnë për nevojat e tyre të ngushta personale e grupore por gjithnjë në emër të popullit, në emër të sovranit. Sistemet autoritare politike nuk dijnë ndryshe. Ato, këtë logjikë e kanë.

Periudha që e kaluam ne të gjithë (Unë dhe Ju 38 të tjerët, zyrtarë dhe afaristë), që nga nisja e hetimeve të porositura e plotësisht të pabazuara (që dihej nga fillimi por që tani gjykatat e thonë edhe me aktgjykime) ishte perudhë shumë e rëndë për ne si individë, si familje, si rreth i yni shoqëror e politik por, për shtetin dhe për shoqërinë tonë ishte dhe mbetet perudhë larg më e rëndë.

E them këtë sepse ne, i ashtuquajturi grupi i Gjilanit, nuk jemi të vetmit, nuk jemi as të parët por as jemi të fundit që persekutohemi, përbaltosemi e margjinalizohemi në këtë mënyrë. Janë edhe qindra e ndoshta edhe mijëra të tjerë që kanë kaluar e po kalojnë nëpër “makinerinë shkatërruese juridike e politike” të aparthejdit kosovar që nga themelimi i shtetit e deri sot. Kjo është një nga goditjet më të mëdha që drejtësia e Kosovës ia bën trupit të brishtë të shtetit të Kosovës.

Ajo që na bëri të gjithëve për me e ruajtur kurajon e mos me u thye përgjatë kësaj dekade të “gjahut” politik e shtetëror mbi ne, ishte besimi i plotë i yni në punën e mirë, në qëllimin e lartë e në pastërtinë e kristaltë që e kishim të gjithë karshi institucionit të komunës tonë dhe karshi shtetit tonë.

Shënjestra kryesore, në këtë lojë të ndytë të “ndjekjes së shtrigave” me urdhër nga politika provinciale e Gjilanit dhe e Kosovës e me zbatim nga prokuroria dhe gjykata themelore në Gjilan e pastaj nga prokuroria speciale në Prishtinë me kryeprishësin e sistemit prokurorial Jetish Malokun, me disa bastardë nëpër gjykata si rasti i Abdullah Ahmetit dhe me mashat e tyre servile si Afrim Shefkiu, Agron Bajrami, policë hetues e plotë të tjerë, isha Unë.

Por, të meremi vesh, unë nuk isha me këtë rast një person, një individ. Unë isha dëmi dhe goditja që i bëhej një koncepti të mirëfilltë zhvillimor të komunës tonë. Dhe krejtë kjo bëhej për të mbijetuar disa të tjerë në politikë, në prokurori, në gjykatë, në polici e kudo tjetër…. Loja ishte larg më e thellë dhe më e ndytë se që shihet në sipërfaqe. Shpresojmë që me kohën ka me u sqarue shumëçka nga prapaskenat e kurdisjes së këtij procesi.

Koncepti im zhvillimor për komunën, të cilin e potencova më lartë, nuk mund të realizohej dot deri në fund pa dien, pa punën e shkëlqyer dhe pa përkrahjen e ju 38 zyrtarëve e afaristëve që ishit në këtë përndjekje bashkë me mua andaj, në kuptimin personal, unë konsideroj se isha pjesa e vogël e dëmit që u shkaktua me këtë rast. Dëmi i madh dhe i pariparueshëm ishit Ju. Ishin karrierat e juaja profesionale të cilat ose u frenuan dukshëm ose u rrënuan në tërësi. Ishte diskreditimi i juaj personal e familjar dhe në fund ishte komuna ajo që e pësoi më së shumti sepse për shtatë vite me radhë ju nuk ishit në punë për ta dhënë kontributin tuaj të çmuar atje. Aq më keq për komunën e cila, pas këtij aktgjykimi të gjykatës së Apelit, do t’Ju paguaj të gjithëve gjysmën e pagës për shtatë vite dhe gjobën ligjore për vonesën e kësaj pjese të pagës. Më vonë, shteti mund (dhe duhet) të paguaj shumë të konsiderueshme të parave për dëmin e pamatshëm material e jomaterial që na e ka shkaktue të gjithëve ky proces qëllimkeq e dëmtues.

Të nderuar, Ju 38 të tjerët të shpallur të liruar;

Unë, si ish kryetar i komunës dhe si shënjestra kryesore në këtë përndjekje, ju falënderoj dhe u jam mirënjohës sinqerisht të gjithëve për kurajon dhe për disiplinën që e keni tregue gjatë gjithë këtij procesi maratonik, të lodhshëm e mjaftë shpenzues për familjet tona. Në të kundërtën, jam i bindur që ky proces do të zgjaste edhe më shumë por fundi do të ishte gjithësesi ky që tashmë e kemi parë – pafajësi dhe pastërti e plotë për të gjithë.

Të nderuar ish kolegët e mi;

Kjo që u kry deri këtu, është veç gjysma e punës që duhej bërë ne të gjithë bashkë.

Duke e shprehë keqardhjen time (dhe tuajën) të thellë për Beharin, Hesetin e Basriun që nuk e pritën verdiktin e kësaj pastërtie, ju lus që të jemi bashkë dhe të vazhdojmë në pjesën tjetër të rrugës për me e sjellë drejtësinë e plotë në vend.

Ne duhet ta padisim prokurorinë dhe gjykatën të cilat, padrejtësisht dhe arbitrarisht na e cënuan lirinë tonë njrrëzore, integritetin tonë profesional e politik dhe jo vetëm tonin. Me këtë aktakuzë dështake janë diskreditue familjet tona, subjktet tona politike e afariste dhe është atakuar rëndë edhe institucioni i komunës së cilës i kemi shërbye me aq pêrkushtim e devotshmëri.

Pa asnjë mëdyshje, do të duhej që edhe komuna e jonë me e ngritë një padi serioze ndaj sistemit të drejtësisë për kompenzim të dëmit material dhe jomaterial që i është shkaktue asaj. Dhe besojmë që edhe ajo do ta bëjë një veprim të tillë pa hezitim dhe pa vonesë.

Vetëm në këtë mënyrë dhe bashkë, mund të dëshmojmë se krimi i organizuar shtetëror na përbaltosi dhe na skuzoi për “hajna e për krim të organizuar”. Ishte kjo një rrenë e kulluar e cila anipse i pati këmbët e gjata, u avullua dhe dështoi plotësisht duke i lënë vend përfundimisht së vërtetës dhe drejtësisë!

Dhe për fund;

Po të funksiononte normalisht prokuroria e shtetit, ajo do të duhej pa vonesë me nisë hetime të mirfillta për prokurorët, për gjykatësin në fjalë dhe për policinë hetuese deri te zbardhja e plotë e motivit per yi nisë hetimet dhe për ta ndertue nje aktakuze te tille kaq fyese e kaq deshtuese. Por, ju them sinqerisht, për mua, kjo është fare pak e besueshme të ndodhë përderisa kriminelët janë në shumicë në maje të sistemit të drejtësisë kosovare.

PS

Fotoja e parë është bërë vitin e kaluar në Pejë. në ditën e shpalljes së lirimit tonë nga të gjitha akuzat.

Në foton e dytë, mbrëmë, janë zyrtarët e komunës (për arsyet e tyre objrktive personale, nuk kanë mundur me ardhë të gjithë në këtë takim).

Poashtu, me afaristët e liruar nga akuzat do të takohemi për kafe e muhabet ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa ditë që kur programi televiziv “Its my home”…