Qemajl Mustafa: PDK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje
09 korrik 2019
| 20:07
Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka thënë se qysh sot PDK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nëse është e domosdoshme.
Ai për “Dossier D” në RTV Dukagjin, mendon se PDK-ja është sërish partia e parë në vend.
Qemajl Mustafa ka thënë se kjo Qeveri duhet të ristartohet, pasi sipas tij ka nevojë.
Mustafa ka kritikuar qeverisjen e Lutfi Hazirit në Gjilan.
Ai ka thënë se në kohën e tij sa ishte kryetar komunë dyert kanë qenë të hapura për qytetarët.