Qendër e diskutimit për çështje gjinore, boksierja nga Tajvani siguron medalje olimpike në Paris

04 gusht 2024 | 16:12

Boksierja tajvaneze Lin Yu-ting, u bë boksierja e dytë në qendër të një debati mbi përshtatshmërinë gjinore, e cila siguroi një medalje në Lojërat Olimpike të Parisit.

Ajo e preku gjysmëfinalen e kategorisë së peshës së lehtë për femra.

28-vjeçarja, e mposhti Svetlana Stanevën, 34-vjeçare, me vendim unanim, por pas ndeshjes trajneri i bullgares sugjeroi që Lin nuk duhej të ishte lejuar të konkurronte.

Staneva u largua nga arena duke bërë një kryq me gishtat e saj, duke thirrur “jo, jo”.

Ashtu si algjeriania, Imane Khelif, që avancoi tutje të shtunën, Lin po konkurron në Paris pavarësisht se ishte ndaluar nga Kampionati Botëror i vitit të kaluar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).

Raportohet se boksieret, kanë dështuar në testet e përshtatshmërisë gjinore në Kampionatin Botëror.

Kjo situatë ka shkaktuar polemika të mëdha, shkruan BBC.

Në një intervistë me redaktorin e sportit të BBC-së, Dan Roan, të enjten, drejtori ekzekutiv i IBA-së, Chris Roberts, tha se kromozomet XY mashkullore u gjetën “në të dy rastet”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili po drejton boksin në Lojërat Olimpike, ka ngritur dyshime për saktësinë e testeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raund i ri i dhunës në Bangladesh ka lënë…