Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” përfiton donacion nga KFOR-i Amerikan
Të enjten në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, është bërë dorëzimi i donacionit të disa lodrave për fëmijë me nevoja të veçanta të cilat janë dhuruar nga Brigada Lindore Multinacionale në partneritet me OJQ “Spirit of America” dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Jugut.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, Komandanti i Brigadës Lindore Multinacionale, Kolonel Roy Macaraeg, drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, drejtori për Arsim, Iset Beka, drejtori i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, Hajdar Shyti, fëmijët e kësaj shkolle, mësimdhënës, dhe familjarë të shumtë.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-i Amerikan, dhe iniciativën e policisë për të ndihmuar sado pak fëmijët e kësaj shkolle, duke thënë se këta fëmijë janë shumë të veçantë për të gjithë dhe kanë nevojë për një përkujdesje dhe respekt më të veçantë.
Ndërsa komandanti i Brigadës Lindore Multinacionale, kolonel Roy Macaraeg, ka thënë se ky donacion është realizuar në partneritet me përfaqësuesit e policisë në Mitrovicë, dhe me të vetmin qëllim që në fytyrat e këtyre fëmijëve të mbizotëroj buzëqeshja.
Ai po ashtu ka thënë se ky donacion simbolizon vazhdimësinë e KFOR-it për të ndihmuar shtetin e Kosovës.
/Epoka e re/