Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë bëhet me autoambulancë të re
27 dhjetor 2018
| 16:58
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet është pajisur me një autoambulancë të re.
Kjo komunë ka theksuar se do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve në shërbimin parësor shëndetësor në kryeqytet.
“Vazhdon investimi në ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve në shëndetit parësor në Kryeqytet. Nga sot, Qendra e Mjekësisë Urgjente është pajisur me një autoambulancë të re”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti.
/Epoka e re/