
Qendra e Pejës bëhet ‘lumë’
22 nëntor 2022
| 20:02
Kanë vazhduar reshjet e dendura të shiut në pjesën perëndimore të Kosovës.
E kjo ka shkaktuar sërish vërshime. I goditur sërish është qyteti i Pejës.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale nga mediat lokale të Pejës, shihet se si qendra e qytetit tanimë është vërshuar e tëra.