Qendra e Studentëve hap dyert për studentët e rinj
02 tetor 2019
| 10:53
Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020 sot mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Qendrën e Studentëve dhe vendosja e të gjithë studentëve në konvikte.
Me këtë rast Qeveria e Kosovës së bashku me Qendrën e Studentëve do të lansojnë fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë.
Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000.
Qendra e Studentëve edhe në vitin e ri akademik do të operojë me çmime të njëjta që kanë qenë edhe në vitin e kaluar.
Studentët do të paguajnë për banim 20 euro ndërsa për ushqim 15 euro. Gjithsej 35 euro për një muaj, nuk do të ketë ndryshim të çmimeve.