Qendra e Studentëve hap konkurs, ja detajet për aplikim

09 shtator 2022 | 15:47

Hapet konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë

Qendra e Studentëve e Universitetit  të Prishtinës (UP) ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve të UP-së për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Sipas këtij njoftimi konkursi hapet më datën 12 shtator dhe mbyllet më 18 shtator.

“Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar ‘Facebook’ Qendra e Studenteve-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj Qëndresë së Studentëve.

Qendra e Studentëve këtë vit  do të pranojë rreth 4 000 studentë, kurse ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 studentë.  Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyqanet e mëdha me shumëllojshmëri dritash dekoruese, reklama të shumta,…