Qendra e Studentëve nesër publikon rezultatet e pranimit në konvikte
Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, nesër do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018/2019.
Kjo është bërë me dije nëpërmjet një komunikate për media nga Zyra për Informim e Qendrës së Studentëve.
Në komunikatë është thënë se konkursi ishte i hapur, nga data 4 deri më 13 shtator. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 7 100 studentë.
“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500. Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2018”, thuhet në komunikatë
Paraqitja e ankesat do të bëhet përmes sistemit online në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.
Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.
/Epoka e re/