Qendra e Studentëve po bëhet gati për studentë

16 gusht 2020 | 12:53

Si çdo vit tjetër, Qendra e Studentëve do të jetë gati që të pres banues të rinj që nga 1 tetori. Madje konviktet e kësaj qendre janë duke u rinovuar e pastruar, pasi që ishin përdorur si karantinë për të kthyerit nga vendet e huaja.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta e quan fat të madh mbylljen e karantinës, pasi që kanë filluar me projektet sa i përket rinovimit të objekteve.

Tutje, ai tha se Qendra e Studentëve po punon në vazhdimësi në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve për një ambient sa më të pastër e të rehatshëm për studentët banues.

Sipas tij, në këtë qendër ka filluar të bëhet edhe pastrimi i dyshekëve në të gjitha dhomat e konvikteve.

“Në momentin që është mbyllur Qendra e Studentëve si karantinë, ne i kemi dezinfektuar të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme, mirëpo zakonisht në fillim të çdo viti akademik ne bëjmë edhe njëherë dezinfektimin e çdo hapësire. Tash kemi filluar edhe një projekt për pastrimin e dyshekëve që kanë qenë të përdorur gjatë kohës së pandemisë”, tha ai.

Më tej, Sfishta njofton se çdo projekt i planifikuar do të kryhet deri me datën 15 shtator.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri  Albin Kurti, më 13 mars kishte vendosur që Qendra e Studentëve në Prishtinë të shndërrohet në hapësirë karantine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia Botuese “Lito” që është njëra ndër shtëpitë më të…