Qendra e Thirrjeve në ATK me dy module të reja

13 gusht 2018 | 14:10

Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) do të fillojë me përdorimin e dy moduleve,  atë për menaxhimin e jodeklaruesve dhe për menaxhimin e kampanjave.

Këto dy module janë zhvilluar nga zyrtarë të teknologjisë informative të ATK-së, bazuar në kërkesat e parashtruara nga Qendra e Thirrjeve. “Përmes modulit për menaxhim të jodeklaruesve do të menaxhohen të gjithë tatimpaguesit jo-deklarues për të gjitha llojet e tatimeve, për të cilat kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve. Ndërsa, përmes modulit për menaxhim të kampanjave do të kontaktohen tatimpaguesit për çështje të ndryshme tatimore. Zhvillimit të këtyre dy moduleve mundëson caktimin automatik të rasteve të punës për punëtorë, kërkimin e  tatimpaguesve përmes numrit të rastit, numrit fiskal, emrit, regjionit, ekipit, statusit të rastit në aplikacion, operatorit, llojit të tatimit, datës e hapjes prej deri, të shohim detajet e rastit, regjistrimin dhe dokumentimin e bisedës me tatimpaguesin etj”, është thënë në komunikatën e ATK-së, duke u shtuar se Qendra e Thirrjeve është e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, që të kontaktoj me tatimpaguesit  dhe t’u ofrojë shërbime profesionale.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka bërë me dije…