Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” bën homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak

15 janar 2023 | 18:03

Sot, në ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka bërë homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, aty ku prehen eshtrat e 45 civilëve shqiptarë të vrarëve nga forcat serbe në aktin gjenocidar, më 15 janar 1999.

Ky delegacion përbëhej nga kryetari i Qendrës Bardhyl Mahmuti, zëvendëskryetari Adnan Asllani, drejtuesi i Qendrës në Kosovë Bujar Dugolli, anëtarja e Kryesisë Shqipe Bytyqi, profesorë universitarë, kryetari i Fondacionit Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina dhe anëtarë të tjerë të Qendrës.

Përveç homazheve që bënë te varrezat e viktimave të gjenocidit, delegacioni vendosi lule të freskëta në këtë memorial për ta përçuar mesazhin se dhembja jonë për këtë tragjedi kombëtare, si dhe për të gjitha viktimat e krimit të gjenocidit, është e madhe dhe plagët tona janë të hapura.

Ndërkohë veprimtarët e Qendrës në Komunën e Shtimes, pajisën me simbolin e lulëkuqes vizitorët që kishin ardhur për të bërë homazhe në Reçak.

Pas përfundimit të homazheve, delegacioni mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që ishte e organizuar nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një…