Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon Ramush Haradinajn për përkrahjen
Njëri nga komandantët më të sukseshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikan aktiv në procesin e shtetformimit të Kosovës, kryeministër i disa Qeverive të Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan: “E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” kq falënderuar përzemërsisht Ramush Haradinajn dhe i është tepër mirënjohës për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe për vullnetin e shprehur që kjo kërkesë të jetësohet sa më parë.