Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ përkujton ditët e gjenocidit në Cyrih dhe Danimarkë

15 janar 2020 | 08:35

Sot (e mërkurë) Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, në Cyrih dhe në Danimarkë, do të organizojë tubim përkujtimor për t’i përkujtuar ditët e gjenocidit në Kosovë.

Aktivitetet përkujtimore dhe debatet për gjenocidin në Kosovë nuk do të zhvillohen vetëm jashtë Kosovës, por edhe në Kosovë.

Që nga sot në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” dhe te shitësit e librave në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Tereza” do ta gjeni edhe librin “Dritë mbi plagë” të cilin e ka botuar dhe përgatitur Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, hartuesit Lulëzim Etemaj dhe Isuf Sherifi, së bashku me kryeredaktorin Muhamet Mavraj dhe anëtarët e redaksisë: Myrvete Dreshaj-Baliu, Hajdin Morina, Salajdin Salihu, Shqipe Bytyqi.

Në këtë libër janë bërë bashkë 51 poetë, me nga një, dy, tri dhe katër poezi, për të rrëfyer për përjetimin e gjenocidit në Kosovë qoftë nga vetë poetët, qoftë nga familjarët e tyre, nga fqinjët e tyre dhe nga populli shqiptar.

Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” është që ky libër të lexohet dhe të shpërndahet ndër duar të shokëve dhe miqve tuaj dhe bashkërisht t’i përkujtoni ditët e gjenocidit në Kosovë dhe mos t’i harroni kurrë.

NEVER AGAIN

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu i ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV)…