Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” uron për 16-vjetorin e Pavarësisë: Mos harro gjenocidin

17 shkurt 2024 | 08:17

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” ka uruar të gjithë shqiptarët për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” uron të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë për këtë fitore të madhe në rrugëtimin tonë drejt realizimit të plotë të aspiratave kombëtare. Në veçanti u jemi mirënjohës familjeve të dëshmorëve, të mbijetuarve të politikës së gjenocidit që zbatoi Serbia në Kosovë dhe të gjithë atyre që kontribuuan, në cilëndo formë qoftë, për lirinë e Kosovës!”, thuhet në urim.

Tutje theksohet se: “Ky përvjetor përkon me përmbylljen e çerekshekullit të gjenocidit të fundit të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, prandaj, as në këtë ditë gëzimi MOS HARRO GJENOCIDIN, këtë PLAGË TË HAPUR NË PRITJE TË DREJTËSISË!”.

Urimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur”:

Me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” uron të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë për këtë fitore të madhe në rrugëtimin tonë drejt realizimit të plotë të aspiratave kombëtare.
Në veçanti u jemi mirënjohës familjeve të dëshmorëve, të mbijetuarve të politikës së gjenocidit që zbatoi Serbia në Kosovë dhe të gjithë atyre që kontribuuan, në cilëndo formë qoftë, për lirinë e Kosovës!
Ky përvjetor përkon me përmbylljen e çerekshekullit të gjenocidit të fundit të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, prandaj, as në këtë ditë gëzimi MOS HARRO GJENOCIDIN, këtë PLAGË TË HAPUR NË PRITJE TË DREJTËSISË!
Gjenevë, 17 shkurt 2024
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.…