Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” vendos kontakte me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci
Pas vendosjes së kontakteve telefonike ndërmjet Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, të mërkurën më 23 qershor 2021, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ferid Berisha, i njohur për opinionin publik si komandant “Shkupi”, ia ka dhuruar bashkëluftëtarit të vet, gjeneralit Esad Çollaku, një numër ekzemplarësh të librit “Eskadronët e vdekjes” dhe “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë” të autorit Bardhyl Mahmuti.
Esad Çollaku, gjeneral i dy luftërave kundër Serbisë (në Kroaci dhe në Kosovë), është kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.
Gjatë takimit të dy atdhetarët e njohur u morën vesh që një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” të vizitojë Kroacinë me qëllim të harmonizimit të veprimtarisë në njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë.