Qendra Kinematografike mbështetë 26 projekte filmike

24 dhjetor 2020 | 16:40

Në konkursin e këtij viti të Qendrës Kinematografike të Kosovës Këshillit Drejtues ka vendosur që të mbështeten 26 projekte filmike në kategori të ndryshme.

Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur shtatë projekte; në kategorinë e filmit të shkurtë dhe gjatë dokumentar janë mbështetur katër projekte, në kategorinë e filmit të shkurtë animacion dhe artistik katër projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte.

Anëtarë të jurisë në kategori të ndryshme kanë qenë: Isa Qosja, Katriel Schorry, Lenka Tyrpakova, Ismet Sijarina, Ilir Gjocaj, Valton Beqiri, Agron Vula, Veton Nurkollari, Florent Mehmeti, Lura Limani, Besa Luci, Erson Zymberi, Shkelzen Maliqi, Ballsor Hoxha, Burbuqe Berisha dhe Zeni Ballazhi.

Vlera e mbështetjes për të gjitha projektet arrin mbi 650 mijë euro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në llogarinë…