Qendra kombëtare për menaxhim kufitar pranon donacion nga ShBA-ja
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), konkretisht Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare sot ka shpalosur programin përmes të cilit do mundësohet menaxhimi më i mirë i kufijve, dhe luftimi i krimit në Kosovë.
Ky sistem i cili është demonstruar sot është donacion i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, sipas të cilit me këtë qendër do të mburret Kosova.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, ka thënë se përmes këtyre pajisjeve të reja është krijuar një formë e re në Kosovë për lajmërimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera të paligjshme, raporton “Ksp”.
Ndërsa, George Rick Clark, këshilltar Regjional të Programit e Menaxhimit Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) duke shprehur i kënaqur që ky program tashmë është aktiv në Kosovës tha se kjo qendër u ndihmon qytetarëve të raportojnë për krimin kudo që ndodh.