Qendra më e madhe e demokratizimit në Jordani lavdëron punën e Besnik Tahirit
Kandidati i për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Besnik Tahiri, është vlerësuar lartë nga qendra më e madhe e demokratizimit në Jordani për punën e tij profesionale në fushën e qeverisjes lokale.
Tahiri ka thënë se ky vlerësim një motiv shtesë për të vazhduar ta jep kontributin e tij në fushën e administratës publike dhe qeverisjes lokale në Kosovë.
“Vlerësimi i kontributit tim profesional në sferën ndërkombëtare nga qendra më e madhe për demokratizim në Jordani “Hayat-RASED” është motivuese për angazhimin tim profesional dhe politik me fokus të fushëveprimit për administratë publike dhe qeverisje lokale. Pavarësisht sfidave që kemi si vend, ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në konsolidim të këtyre fushave, e për më shumë ambiciet institucionale, agjenda me partnerët ndërkombëtarë dhe kërkesa qytetare është inkurajuese për projeksionet e reja”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/