Qendra Operative Emergjente e Gjilanit apelon për vaksinim

13 gusht 2021 | 12:01

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari për komunitete i komunës së Gjilanit, Kadir Hysein, pas raportimit të gjendjes me Covid-19, ka apeluar qytetarët për vaksinim masiv, në mënyrë që të krijohet një mbrojtje dhe imunizim në këtë fazë kur shifrat e infeksionit janë gjithnjë në rritje.

Hysein ka thënë se me vaksinimin masiv mundësohet ruajtja shëndetësore e qytetarëve, prandaj për këtë apelohet të respektohet protokolli i shtetit për vaksinim, në të kundërtën në rast të infektimit me virusin Covid-19, gjendja shëndetësore e pacientëve do të jetë shumë më e rëndë.

“Numri i rasteve me Covid-19 në Gjilan është në rritje dhe për këtë janë shtuar kujdestaritë dhe janë mobilizuar të gjitha ekipet emergjente, të gjitha nivelet e shëndetësisë në Gjilan, Policisë së Kosovës, institucionet tjera emergjente dhe konform kësaj kërkohet që distanca, mosgrumbullimi, mbajtja e higjienës dhe vaksinimi të jenë prioritet i çdo qytetari. Fatkeqësisht numri i të vdekurve për gjithë periudhën e përballjes me pandeminë deri më sot është 149 raste dhe për këtë niveli i gatishmërisë në Gjilan është ngritur në nivelin maksimal”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Hysein.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sesioni pranveror i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës…