Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave dhuron 300 maska për komunën e Drenasit
14 prill 2020
| 12:14
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, e cila i ka dhuruar komunës 300 maska.
Maskat janë punuar nga gratë anëtare të QPDG-së, me punë dore nga shtëpia.
Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Tahiraj dhe gratë e kësaj qendre për punimin e maskave dhe ka vlerësuar se këto mjete mbrojtëse të punuara nga gratë e qendrës, janë shumë të mirëseardhura dhe të nevojshme për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.