
Qendra për Punë Sociale në Klinë dhe shoqata ‘Caritas Umbria’ fillojnë bashkëpunimin
17 dhjetor 2018
| 17:28
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, Ilir Bacaj, të hënën e ka pritur për një takim përfaqësuesin e “Caritas Umbria”, që vepron në fshatin Leskoc të Klinës, Besart Bajraktari, ku kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.
Ky memorandum bashkëpunimi është vazhdimësi dhe ka për qellim përmirësimin e veprimtarisë Institucionale në kuadër të ofrimit të Shërbimeve Sociale në Komunitet, rritjen e ndërgjegjësimit, lehtësimin e dialogut dhe nxitjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve, për ofrim të shërbimeve sociale sa më cilësore për familjet në nevojë.
/Epoka e re/