Qendra për Punë Sociale në Shtime bëhet me dhomë miqësore për fëmijë

05 tetor 2020 | 13:31

Në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Shtime, është rregulluar “Dhoma Miqësore për Fëmijë”, e cila do të shërbejë për këshillim të fëmijëve dhe shërbimeve për të rinjtë brenda kësaj qendre. Organizata bamirëse amerikane LDS Charities në bashkëpunim me Komunën e Shtimes kane rregulluar këtë hapësirë brenda QPS-së, në vlerë prej 2 995 eurove, e cila përfshinë vizatime në muret e dhomës së shërbimeve, mobilim i dhomës, lodra, figura, lojëra, shikim të televizionit (programe për fëmijë), ndërsa ky projekt në fokus ka përmirësimin e shërbimeve sociale.

Lidhur me këtë projekt, kanë qëndruar në QPS, nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi si dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musa Baftiu, ndërsa ky i fundit tha se përmes kësaj do të ofrohet ndihmë psiko – sociale për fëmijët që ballafaqohen me probleme familjare, por edhe me nevoja të veçanta si dhe një ambient më i përshtatshëm për punëtorin social që të ketë më të lehtë ofrimin e shërbimeve.

Po ashtu, drejtori i QPS-së, Burim Fazliu në emër të Stafit të Qendrës, falënderoi LDS Charities dhe Komunën e Shtimes për realizimin e këtij projekti, i cili përmirëson kushtet e punës dhe ofrimit të shërbimit në këtë qendër.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e…