Qendra për Studime Universitare e FSK-së merr emrin ‘Wesley Clark’

07 korrik 2021 | 12:30

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark”.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan. “Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare ‘Wesley Clark’”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria Kurti II së fundmi ka prezantuar pakon për rimëkëmbje…