Qendra Rajonale e Rinisë në Gjakovë funksionalizohet në pranverën e vitit të ardhshëm

06 dhjetor 2020 | 12:20

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar Qendrën Rajonale të Rinisë në të cilën po punohet në finalizimin e objekteve që do të jenë në shërbim të të rinjve.

Dorina Lluka Davies, drejtoreshë e YMCA, ka informuar në detaje për realizimin e punimeve.

Gjithashtu u vizituan hapësirat e shtëpive që tashmë janë në proces të inventarizimit, amfiteatri dhe hapësira tjera që do të shërbejnë për rekreacion dhe promovim të kulturave të ndryshme botërore.

Kjo qendër pritet të funksionalizohet në tërësi në pranverën e vitit të ardhshëm.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekja në menaxhimin më të mirë të pandemisë së virusit…