Qendra Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” pasurohet me 150 tituj të librave
06 korrik 2021
| 13:07
Me iniciativën e Ramadan Beshirit dhe pas kërkesës së drejtoreshës së Qendrës Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, njëherësh koordinatore e Qendrës Rinore “Harea”, Dafina Bajrami, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka pajisur këtë qendër me 150 tituj të librave të botuesve të Kosovës. Drejtoresha Bajrami ka thënë se ky donacion me libra ka qenë mjaft i nevojshëm për këtë qendër pasi që aktivitetet në të i zhvillojnë kryesisht të rinjtë të cilët shprehin interesim të madh për librat e ri. Ajo e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë donacion dhe ka kërkuar bashkëpunim të tillë kulturor dhe bibliotekar edhe nga botues dhe institucione të tjera të kulturës të Kosovës.