Qendra Rinore në Deçan drejt finalizimit 

02 mars 2023 | 19:20

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit me  komunen se Deçanit për projektin e Qendrës Rinore në këtë komunë.

“Ndamë shumën 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore të Deçanit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri, Hajrulla Çeku dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj”.

“Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional, dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 03.03.2023 Punime të…