Qendrat e masazheve kthehen në vende prostitucioni
Dy pronarë të qendrave të masazhit janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në këto ambjente.
Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve, Mario dhe Andi Roshi.
Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.
Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Extra Service”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Vihen në pranga dy administratorë e dy qendrave masazhi , për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy administratorë qendrash masazhesh,kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve
Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Extra Service”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit : M.R., 26 vjeç dhe A.R., 29 vjeç (vellezër), të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni” 5 shtetase.
Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.\shekulli\.