Qendrat e vaksinimit kundër Covidit nuk do të punojnë nesër

16 shkurt 2022 | 10:26

Komiteti për imunizim kundër Covid-19 i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar se qendrat e vaksinimit kundër Covid-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, më 17 shkurt, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë”.

“Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër Covid-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar në llogarinë e…