Qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën.
“Kemi paraparë që t’i kemi 15 qendra të inovacionit brenda katër vjetësh, po ashtu kemi paraparë t’i kemi 5 000 start up biznese inovative për një periudhë dhjetëvjeçare, kurse 1 800 sosh vetëm për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Shala.
Në këtë intervistë Shala ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke theksuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të dalë partia e parë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)