
Qëndrim Bajrami, kampion i Evropës në “IPCC”
18 nëntor 2018
| 18:04
Kikboksieri i lindur në fshatin Molliq të Komunës së Gjakovës, Qëndrim Bajrami, e ka fituar titullin e ri të kampionit të Evropës në “IPCC” në kategorinë 75 kg.
Më 17 nëntor në qytetin e Martigny në Zvicër është mbajtur edicioni i katërmbëdhjetë i kikboksit në kujtim të Jorge Martinisit. Shqiptari nga Gjakova që ka nënshtetësi zvicerane si kundërshtar e kishte portugezin Diogo Neves, i cili paraprakisht nga 55 meçe kishte regjistruar 42 fitore dhe 13 humbje, por Qëndrim Bajrami ia shkaktoi humbjen e 14 në karrierë.
27-vjeçari Bajramaj në vitin 20146 ishte shpallur kampion i Zvicrës në “ISKA”, kurse një vit më vonë u shpall kampion bote në “Strike League”./Liridon ZEQIRI/