Qëndrim Zyba: Jap atomin e fundit për vendin tim

23 nëntor 2023 | 10:45

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba është paraqitur për Përfaqësuesen e Kosovës në tri ndeshjet e fundit kualifikuese për Evropian.

Ai ka thënë se këto paraqitje e frymëzojnë për të punuar edhe më shumë, derisa ka shprehur gatishmërinë që të luftojë deri në atomin e fundit për Kosovën, raporton “Epoka e re”.

“Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij. Motivin që fitova nga këto paraqitje do ta kthej në punë për të arritur sa më shumë dhe për të synuar qëllime edhe më të mëdha. Gjithmonë i gatshëm të luftoj deri në atomin tim të fundit për vendin tim. Unë biri yt, Kosovë”, ka thënë Zyba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori Kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës ka…