QENDRIMI I AMBASADORIT AMERIKAN WILIAM WALKER ISHTE THIKË NË ZEMËR TË KRIMINELIT MILOSHEVIQ
15 janar 2024
| 23:09
Masakra më e tmerrshme e vrasësve të Serbisë pushtuese, u denoncua me trimeri e heroizëm të pashembullt nga Ambasadori heroik e historik i SHBA-së William Walker!
Prroi i vdekjes në Raçak, në të cilin e hodhi hapin e tij dhe i tmerruar amerikani besnik, doli të jetë ecja e Tij historike dhe denoncimi më i madh i gjenicidit në planet!
Çasti vendimtar kur Wiliam Walker deklaronte se ky është gjenicid, ishte homazhi më i madh në prroin e vdekjes që iu bëhej të pavdekshmëve, dhe fitorja më e madhe e luftës së UÇK-së dhe e popullit shqiptar, me ndihmen e SHBA dhe NATO-s po bëhej realitet, sepse po fillonte bombardimi i Serbisë në Serbi dhe i ushtrisë, policisë e caqeve të saja ushtarake kudo nëpër Kosovë!
Prishtinë, 15 Janar 2024!