Qëndrimi i partnerëve perëndimorë të jetë i qartë dhe i vendosur kundër Rusisë
14 janar 2022
| 11:34
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një statusi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se është koha që qëndrimi i partnerëve perëndimorë të jetë i qartë dhe i vendosur kundër Rusisë e cila jo vetëm qe po destabilizon Ukrainën por edhe Ballkanin.
“Pas bisedimeve SHBA-Rusi, u mbajtën edhe bisedime NATO-Rusi këtë javë. Nuk pati rezultate…Tani janë në radhë bisedimet BE-Rusi. Është koha që qëndrimi i partnerëve perëndimorë të jetë i qartë dhe i vendosur kundër Rusisë e cila jo vetëm qe po destabilizon Ukrainën por edhe Ballkanin!”, ka shkruar Tahiri.